Mes tregtarëve të Beratit sundon frika dhe paqartësia. Ndërsa presin efektet e futjes së skemën e re te TVSH një pjese i tremben falimentimit pasi thonë se edhe pa këtë taksë janë në rrezik pasi qytetarët nuk kanë para të blejnë.

“Të shesësh 3 kg mish gici në ditë, ja vetëm për këtë mbajmë hapur qepenin dhe për të mbledhur veresiet”, shprehet një tregtar.

Ndërsa një tjetër tregtar, Memli Idrizi thotë se xhiroja që kanë, pa llogaritur taksën e re, nuk i jep fitim.

“Po të tërë i kap, vetëm këpucarët di unë dhe ata që shesin fara”, thotë tregtari.

Për aktivitetin e këtyre tregtarëve, jeta në një qytet turistik siç është Berati nuk i bën më të pasur. Fletoret e borxheve në dyqanet e tyre vazhdojnë të mbushen dhe muajin tjetër e shohin si vendimtar për vazhdimin e biznesit.

Top Channel