Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella duket se po has më shumë vështirësi sesa pritej, në detyrën për të bindur partitë e dala nga zgjedhjet e marsit, të krijojnë qeverinë e re.

Kreu i shtetit po përballet me përçarjen e partive të koalicionit të djathtë dhe kokëfortësinë e qendrës së majtë për të dalë në opozitë, ngërç politik ky, tepër i vështirë për t’u zgjidhur.

Bisedimet formale të ndërmjetësuara nga Mattarella kanë hyrë në ditën e dytë, por këshilltarët e presidentit kanë paralajmëruar se procesi mund të zgjasë për javë të tëra, derisa të arrihet në një zgjidhje.

Liderët e partive, kur kanë lënë zyrat e Kuirinales, kanë deklaruar se nuk mund të bien dakord me kërkesat e presidentit, duke ia komplikuar edhe më shumë detyrën atij.

Top Channel