Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka regjistruar një procedim penal ndaj një shtetasi, për ndërtimin e një shtese 3-katëshe në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi D. M. rezulton të ketë ngritur 3 kate pa leje mbi një objekt ekzistues 6-katësh dhe një kat nëntokë, që shërben si hotel në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, pranë rrugës “Venezia”.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë më 23 shkurt të këtij viti, ndërsa i hetuari do të ndiqet penalisht për veprën e ndërtimit të paligjshëm kryer për qëllim përfitimi.

Prokuroria ka vendosur masën e sekuestros preventive për 3 katet shtesë, pas shkuarjes në vendngjarje dhe identifikimit të objektit në fjalë, një kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Top Channel