Vrasja e 17-vjeçares, “The Sun” 50 mijë paund shpërblim për kapjen e autorit

05/04/2018 12:03

Vrasja brutale e një 17-vjeçareje që çoi në 49 numrin e vrasjeve vetëm për këtë vit në Londër, ka nxitur dhe një prej mediave më prestigjoze britanike që t’i bashkohet nismës për t’i dhënë fund akteve brutale në kryeqytetin anglez.

“The Sun” ka ofruar 50 mijë paund shpërblim për këdo që do të japë informacion për të kapur vrasin e 17-vjeçares Tanesha Melbourne.

“Kemi vëmë në dispozicion shumën e parave, ndërsa familjarët e adoleshentes apelojnë për t’i dhënë fund luftës së bandave që kanë çuar në 49 numrin e vrasjeve për këtë vit në kryeqytet”, shkruan “The Sun”.

Sulmi që nisi mes bandave rivale kryesisht nga adoleshentë ka marrë 49 jetë njerëzish këtë vit në Londër. Vajza në fjalë po kalonte rastësisht me të ëmën kur u plagos me armë zjarri dhe vdiq në rrugë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA