Gjatë një vizite në Moskë, ministri kinez i Mbrojtjes ka thënë hapur se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve është një mesazh për Amerikën, duke i ofruar kështu Rusisë mbështetje në betejën me Perëndimin.

Lidershipi ushtarak kinez është rreshtuar përkrah Rusisë në një kohë kur tensionet mes Moskës dhe Perëndimit vazhdojnë të përkeqësohen, me izolim diplomatik, sanksione ekonomike dhe stërvitje ushtarake sfiduese.

Në vizitën e tij të parë në Rusi, ministri i ri kinez i Mbrojtjes, Wei Feng ka deklaruar se vizita e tij vjen me rekomandim direkt të presidentit Xi Jinping dhe në emër të tij ka përcjellë dy mesazhe për Rusinë.

“Po e vizitoj Rusinë për t’i treguar botës nivelin e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vendosmërinë e palëkundur të forcave tona të armatosura për të përforcuar bashkëpunimin strategjik”, ka thënë Wei Feng në një takim me homologun rus Sergej Shoigu.

Së dyti, ka vijuar ai, po e vizitoj Moskën për t’u treguar amerikanëve lidhjet e ngushta mes forcave tona të armatosura, sidomos në këtë situatë.
“Pala kineze është e gatshme të mbështesë palën ruse për të adresuar shqetësimet tona të përbashkëta dhe për të unifikuar qëndrimin për problemet ndërkombëtare”, ka thënë ministri kinez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA