E paprecedentë në Serbi, dalin pamjet e dhunës ndaj atyre që kritikojnë publikisht qeverinë dhe kryeministrin Vuçiç
Kinematë në Arabinë Saudite do të hapen në 18 prill për të parën herë që prej viteve 1970 dhe filmi që do të mbushë ekranet e tyre është “Pantera e Zezë”.
Një zhvillim i tillë është pjesë e marrëveshjes së arritur me rrjetin më të madh të kinemave në botë, AMC, për çeljen e 40 të tillave në rreth 15 qytete saudite përgjatë pesë viteve të ardhshme.
Viti i kaluar solli fillesat e një lëvizjeje të madhe për të sjellë argëtim në Arabinë Saudite si pjesë e atij qe njihet si “Vizioni 2030”, plani ambicioz i princit të kurorës Mohammed bin Salman për reforma të gjera ekonomike dhe sociale në vend.
Mbretëria konservatore myslimane kishte kinema përpara 4 dekadash, por ato u mbyllën me urdhër të klerikëve islamike të linjës së ashpër. Në muajin janar, myftiu i madh sheiku Abdul Aziz Al al-Sheikh bëri një përpjekje të fundit për ta ndaluar hovin reformator me paralajmërimet ndaj “shthurjes” së kinemave, që sipas tij, korruptojnë moralin.
Familja mbretërore e Arabisë Saudite dhe establishmenti fetar ndjekin një formë të rreptë të Islamit Suni të njohur si vehabizëm, dhe kodet islamike të sjelljes e veshjes zbatohen rreptësisht.
Por sauditet tani duan t’i kthehen islamit të moderuar, ndërsa hapja e kinemave nga ana tjetër do të prekë një treg të pashfrytëzuar që mund të gjenerojë deri në $ 1 miliard dollarë në vit nga shitja e biletave.
Top Channel