Rusia ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka shpikur një “histori të rreme” dhe është duke ‘luajtur me zjarri’, mbi helmimin e spiunit në Salisbury.

“Ne u kemi thënë kolegëve tanë britanikë, se po ‘luajnë me zjarrin’ dhe duhet t’ju vijë keq për këtë”, tha Ambasadori i Moskës në OKB, Vasily Nebenzia, një takimi Këshillit të Sigurimit

Britania e Madhe pretendon se Rusia fshihet pas sulmit me agjent nervor mbi spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij, Julia, ndërsa Moska ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë.

Përfaqësuesi i Britanisë në OKB, Karen Pierce akuzoi Rusinë për minimin e sigurisë globale, ndërsa kërkesat e tyre për të marrë pjesë në hetim, i cilësoi si të një zjarrvënësi që do të hetojë zjarrin që ndezi vetë.

Top Channel