Në interpelancën virtuale me qytetarët e Kukësit, përveç taksës së rrugës dhe personave të arrestuar, Kryeministri Edi Rama foli edhe për aeroportin, por edhe për stadium e këtij qyteti.

Rama u shpreh se aeroporti do të jetë funksional që prej kësaj vjeshte dhe do të bazohet kryesisht te fluturimet me çmime të lira.

“Aeroporti i Kukësit do të hapet. Procedura ka filluar. Do të jetë një aeroporti me një tjetër profil nga Rinasi dhe nga Vlora, pasi do të bazohet te fluturimet me çmime të ulëta. Në vjeshtë aeroporti do të jetë operativ”.

Por nuk tha të njëjtën gjë për stadiumin. “Stadiumi është një diskutim i hapur. Duke pasur parasysh që Kukësi është në pozicione të larta dhe nuk ka një stadium të nivelit të lartë, është pjesë e programit, por do të jetë diçka për më tej, jo si aeroporti”, tha Rama.

Top Channel