Për Partinë Demokratike videokonferenca e kryeministrit Edi Rama nuk ishte me qytetarë të thjeshtë të Kukësit, por me njerëz që kanë poste kyçe në administratë në Kukës.

“Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me precedentë kriminalë. Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Me emra janë renditur drejtori i Postës Kukës, drejtori i shëndetit publik, nëndrejtoresha e gjimnazit, përfaqësues nga zyra e Punës, drejtori i IKMT-së etj.

Top Channel