Ngjason më shumë me një skenar filmi fantastiko-shkencor hollivudian, por është i vërtetë.
Një grup shkencëtarësh kanë dalë në përfundimin se vendet më të rrezikuara nga ngrohja globale mund të mbrohen duke përdorur një mburojë që do të qëndrojë e varur në atmosferë duke përdorur balona.
Propozimi është i studiuesve të Universitetit të Harvardit dhe ai quhet “SCoPEx”. Projekti i tyre është i thjeshtë; ndërtimi i një mburojë me përbërësit përkatës që do të bllokonin rrezet e dëmshme të diellit dhe ngritja e saj në një lartësi prej 20 kilometrash për të realizuar këtë proces.
Ideja ka marrë mbështetjen e vendeve në zhvillim, që sipas studimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë vendet më të rrezikuara nga ngrohja globale.
Kina, Brazili, India, Bangladeshi dhe Tajlanda kanë shprehur interes për këtë projekt-ide dhe janë bërë pjesë e debatit.
Top Channel