Milani duke se ka humbur trenin që të çon në Champions League, por nuk ka ndërmend që të humbasë trajnerin Gattuso që duket se e ka ringjallur skuadrën kuqezi.
Milani ka zhbllokuar tratativën për zgjatjen e kontratës me trajnerin dhe sot firmoset qëndrimi deri në vitin 2021, me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon. Paga e tij është rritur ndjeshëm krahasuar me kontratën prej 120 mijë eurosh që ai fimosi në verën e shkuar si trajner i ekipit të të rinjve të Milanit.
Gattuso u emërua në krye të Milanit në muajin nëntor, kur mori vendin e lënë bosh nga Montella. Që nga ai moment Milani pati një rrugëtim të mirë dhe megjithëse nuk arriti të ngushtonte diferencën me Interin për një vend në Champions League, Milani me shumë gjasa mund sigurojë Europa League. Ndër të tjera Milani është në garë për trofe, pasi në 9 maj do të luajë finale e Kupës së Italisë ndaj Juves. Rruga në Europa League u ndërpre pas humbjes së dyfishtë me Arsenalin.
Top Channel