Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në protestën që po organizohet në Elbasan ku u shpreh se nuk ka demokraci me stabilitet të krimit.

“Rama të tërhiqet nga taksa e rrugës së Kombit. Ne kemi dalë sot të ndërgjegjësojmë Ramën. Teatri i kukullave që bën Rama në Kuvend është një teatër që fokusohet tek batutat e tij dhe nuk flet kurrë për varfërinë e shqiptarëve. Ne kemi paraqitur amendamente për taksat. Shqiptarët duhet të marrin sot fatet e tyre në dorë. Nuk ka demokraci me stabilitet të krimit”, është shprehur znj. Kryemadhi.

Ndërkaq, mosbindja civile ka nisur këtë të enjte me bllokimin e katër akseve kryesore kombëtare, në Vorë, Elbasan, Çermë të Lushnjes dhe Milot.

Top Channel