Kryebashkiaku i Kukësit, Shehu: Rama të bëjë punën e tij. Të lirohen 11 kuksianët

05/04/2018 13:41

Banorët e Kukësit i janë bashkuar protestës së opozitës në Milot, prej nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu kërkoi sërish lirimin e të arrestuarve të protestës së të shtunës.

“Shfrytëzojmë këtë moment për t’i bërë thirrje kryeministri Edi Rama të lirojë menjëherë 11 kuksianet, janë qytetarë të Kukësit, hallexhinj. I bëjmë thirrje policisë së Shtetit të merret me punët primare, arrestimin e kriminelëve të krimit të organizuar, pasi qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. I bëj thirrje kryeministrit të bëjë punën e tij të përditshme, pasi qytetarët janë në kulm dhe nuk mund të durojnë më padrejtësi të tilla”, tha Shehu.

Top Channel