Raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein në një takim me gazetarët në Tiranë theksoi se pret nga BE një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Jemi në pritje të raportit të Komisionit. Është një 6-mujor tejet i rëndësishëm. Takimi i Sofjes duhet të dalë me elemente tepër konkrete. Do të presim në qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë. Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani”, u shpreh Fleckenstein.

I pyetur se çfarë ndikimi do të ketë protesta për Rrugën e Kombit, Knut Fleckenstein theksoi se ajo nuk do të ndikojë në raportin përfundimtar, pasi protestat janë një mjet demokratik.

“Nuk dua ta komentoj rastin, por askush nuk duhet të kalojë në ate dhune. Por mesa dëgjova këto ditë, protesta ka pasur efektin e saj, pasi kanë dalë disa ide të reja për këtë çështje. Qeveria jo gjithmonë ka zgjidhjen e duhur. Nevojitet që ndonjëherë populli t’i tregojë qeverisë se ka limite”, tha Fleckenstein në takim me gazetarët.

Top Channel