Zvarritje për pronat në Fier, problemet vazhdojnë edhe në sportelet e reja

04/04/2018 12:08

Zhvendosja e plotësimit të dokumentacionit nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier, në zyrat e agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, ADISA, i ka ndërlikuar edhe më shumë problemet e qytetarëve për regjistrimin dhe hipotekimin e pasurive.

Ka edhe nga ata që kërkojnë zgjidhje prej 15 vjetësh.

“Kam 15 vjet që dergjem dyerve të Hipotekës dhe nuk gjej zgjidhje. Vjen një drejtor, pyet kryeregjistruesin, ai i thotë zgjidhet. Vjen drejtori tjetër nuk e njeh atë kryeregjistrues dhe thotë do t’i dërgojë kërkesë sërish. Kaloi 3 muaj dhe sërish nuk ka zgjidhje”, shprehet një qytetar.

“Kemi probleme me Hipotekën në të gjitha drejtimet. Nuk dimë ku t’i kërkojmë. Këta na i vonojnë shumë, sidomos këto rifreskimet. Ne i dorëzojmë dhe ata na thonë 9 ditë pune zyrtare, por këto vonohen një muaj”, thotë një tjetër qytetar.

Sipas qytetarëve, zvarritje ka ende, ndaj edhe pse ka ndryshuar në formë ky shërbim, përmbajtja mbetet e njëjtë.

Top Channel