Poeti Agim Doçi, deklaroi në “Top Show Magazine” se nuk e mbështet “dhunën, djegien dhe shkatërrimin”, por shton se kuksianët u provokuan në protestën e së shtunës.

“Nuk jam për dhunën, për djegien dhe për shkatërrimin sepse nuk është mirë për ne dhe për imazhin e Shqipërisë. Edhe protestuesit politikë unë nuk i dua, por jam gjithmonë me protestuesit buzëplasur”, u shpreh Doçi.

I pranishëm në protestën për “Rrugën e Kombit”, Doçi tha se policia dhe forcat RENEA kanë provokuar protestuesit duke përdorur shkopat e gomës.

“U kam thënë edhe me shaka se janë të paaftë, se pasi protestuesit goditën me gurë, ata i kthyen gurët, por nuk kishin nishan”, deklaroi Agim Doçi, i cili mendon se “terminali nuk duhet të jetë në Kolsh, por në kufirin Shqipëri-Kosovë”.

Top Channel