Thirri takimin në Hagë, Rusia merr goditje në mocionin për bashkëhetim me Britaninë

04/04/2018 21:18

Propozimi i ri i Rusisë për një hetim të ri e të përbashkët mbi helmimin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në Angli është refuzuar përmes votës në mbikëqyrësin ndërkombëtar të armëve kimike në Hagë.

Rusia akuzoi Britaninë se po i pengonte qasjen në hetimin që po zhvillohet nga Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW). Britania e kishte quajtur më herët këtë propozim të Rusisë për bashkëpunim me Britaninë si “pervers”.

Rusia, edhe pse ishte ajo që e kishte kërkuar takimin në Hagë, humbi në votim me 15 vota kundër propozimit dhe 6 pro, ndërsa 17 shtete të tjera anëtare abstenuan. Kina, Azerbajxhani, Sudani, Algjeria dhe Irani ishin mes vendeve që mbështetën mocionin rus, në Këshillin Ekzekutiv të OPCW-së.

Top Channel