Taksimi i “Rrugës së Kombit”, Tabaku: Ahmetaj gënjen, s’ka patur aprovim nga “Berisha”

04/04/2018 14:42

Jorida Tabaku ka reaguar në Facebook mbi deklaratat e Ahmetajt në komisionin e Ekonomisë. Tabaku thotë se asnjëherë nga qeveria “Berisha” nuk është marrë një nismë për të vendosur pagesë për Rrugën e Kombit, nuk ka një dokument që ajo qeverie e ka aprovuar atë tarifë, dhe pse ka pasur një studim.

“Qëllimi i studimit ka qenë kompletimi i rrugës me parametra autostrade me investim mbi 100 mln euro. Interesi publik ka qënë kusht dhe të gjitha risqet i ka patur privati. Ndryshe nga përgjegjshmëria e djeshme qeveria Rama nuk mori asnjë studim parasysh. Për rrjedhojë prodhoi këtë padrejtësi me pasoja fatale”, shkruan Tabaku.

Ajo thotë më tej se “këto ndërhyrje arbitrare në kontratë tregojnë kush është pronari i vërtetë i këtij koncesioni. Abuzohet me dëmet e shkaktuara ndërkohë që investimi për sheshin e tolleve në total është 900 mijë Euro. Kjo është e vërteta e kontratës që Rama ka nënshkruar për biznesin e tij! Ndaj përpara se të gënjehen qytetaret për koncesionin është mirë që qeveria të mbajë përgjegjësi për këtë kontratë abuzive. Sic duhet të mbajë përgjegjësi për shtetrrethimin dhe trajtimin e padrejtë karshi të arrestuarve”.

Top Channel