Piktori pa penel, që krijon kryevepra vetëm me gishta

04/04/2018 14:14

Li Chen është tek të 60-tat, është një artist veteran e mjaft i vlerësuar në vendin e tij dhe përgjatë gjithë jetës nuk ka aplikuar mënyrë tjetër të pikturuari përveç asaj tradicionale kineze: me gishta.

Li nuk ka reshtur së punuari me këtë metodë dhe shpreson që mënyrën e vet të rrallë të të bërit art, t’ia kalojë edhe breza të ardhshëm. Interesi i tij për një teknike të tillë të veçantë, pat lindur fare rastësisht.

“Kisha studiuar mënyrat klasike të pikturës dhe në fillim përdorja penelat. Një ditë, ndërsa pikturoja hodha padashje më shumë bojë sec duhet dhe nisa ta fshij me gisht. Për habinë time më të madhe, ai gjest i thjesht prodhoi në letër një mal”, u shpreh Li Chen, artist kinez”, tha Li Chen, artist kinez.

Që prej atëherë, Chen mbeti i magjepsur pas teknikës që i duket më e gjallë dhe më interesante se arti i ri. Tani ai mund të pikturojë me lehtësinë më të madhe peisazhe të tëra duke përdorur vetëm gishtat.

Kjo formë e hershme e artit kinez rrezikohet nga zhdukja dhe artisti dëshiron t’i mësoje te rinjve sesi ta ruajnë këtë lloj kulture. “Nuk dua të humbasë ajo që unë vetë kam mësuar, -shprehet ai,- ndaj dhe po përpiqem t’ia kaloj brezave të rinj me shpresën që të vazhdojë të jetojë përmes tyre”.

Top Channel