Përplasen trenat në Gjermani, mbi 30 të plagosur

04/04/2018 03:26

Dy trena të linjës së metrosë janë përplasur këtë të martë, në qytetin e Duisburgut në Gjermani.

Një zyrtar i policisë ka deklaruar se trenat ishin përplasur me njëri-tjetrin kur po kalonin në një tunel, por shkaqet janë ende të paqarta.

Paraprakisht konfirmohet se të plagosurit janë mbi 30, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Menjëherë, një flotë autobusësh u vu në përdorim nga autoritetet vendore, për të transportuar pasagjerët dhe për të shmangur bllokimin e trafikut në orën e pikut.

Top Channel