Pas vendimit, familjarët: Vijojmë protestat. Spaho: Mosbindja civile, e vetmja zgjidhje

04/04/2018 14:50

Familjarët e protestuesve të Kukësit që u njohën me masat e sigurisë kanë deklaruar se do të vijojnë protestat. Ndërkohë deputeti i opozitës, Edmond Spaho tha se mosbindja civile është e vetmja zgjidhje.

“Më 31 mars bazuar gjoja në prova, dhe provat janë verifikuar nga prokurori në datën 1 prill, më pas janë mbajtur në mënyrë të paligjshme për më shumë se 12 orë, por gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama, i cili pasi ka kapur ekzekutivin, ekonominë, buxhetin e shqiptarëve, pasi kapi dhe prokurorinë, sot kapi dhe gjykatën. E vetmja zgjidhje për qytetarët shqiptarë është mosbindja civile. Ky regjim i narkotrafikantëve përballet vetëm me qëndresë qytetare. Prandaj i bëj thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen opozitës, të gjithë atyre që nuk duan stabilitet të krimit të organizuar, por demokraci që sot nuk e gjen në vendin tonë”, tha Spaho.

Top Channel