Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim zv.Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Temë diskutimi mes tyre ka qenë edhe Rruga e Kombit.

Sipas njoftimit të Presidencës, mes Metës dhe Limajt është ndarë bindja se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e që ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë.

Por, shprehet rezerva për tarifën në këtë rrugë.

“Mirëmbajtja dhe rritja e standardeve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Presidenti Meta.

Top Channel