Një grup përfaqesuesish të Sindikatës së Pavarur të Artistëve janë pritur këtë të mërkurë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një takim të mbyllur për mediat.

Artistët shprehen në takimin që zgjati rreth 60 minuta shqetësimet e tyre lidhur me problematikën e Teatrit Kombëtar, fatin e godinës ekzistuese dhe krijimin e teatrit të ri Kombëtar, shqetësime të ngritura tashmë që prej 2 muajsh.

“Shfaqem problemet tona, i treguam per gjithcka dhe ai na priti shume mire. Kuptohet qe detyra e presidentit eshte qe te degjoje dhe pastaj te regoje. Ragimi ishte shume normal, i nje njeriu qe i do vlerat e kombit”, tha aktori Arben Derhemi.

Teksa duket se e vetmja instancë politike që po shpreh solidaritet me artistët është presidenca, këta të fundit janë besimplotë në vendimin që presidenti do të marre në lidhje me teatrin, qëndrim të cilin do ta bëjë shumë shpejt publik.

“Nga ky takim ne presim që edhe presidenti të mbajë qëndrimin e tij për problemet e Tetarit Kombetar dhe problemet me ligjin”, vijoi Derhemi.

 

Top Channel