Lufta në Lindjen e Mesme/ Pentagoni kërkon të ndryshojë emrin e operacionit ushtarak ndaj Iranit, ja si do të quhet
Komentet e fundit publike si këshilltar i sigurisë kombëtare, gjeneral Lejtnant HR McMaster ia kushtoi Rusisë.
Një javë përpara se të zëvendësohet nga John Bolton, Mcmaster e fshikulloi ashpër Moskën duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë dështuar në përpjekjet për t’i treguar asaj kostot e veprimeve të veta.
Kjo ka bërë që vetëbesimi i Kremlinit, të rritet u shpreh gjenerali, e Rusia të përdorë në vazhdimësi forma të vjetra e të reja agresioni për të minuar shoqëritë e hapura perëndimore.
Për një kohë të gjatë, disa kombe e kanë hedhur vështrimin nga ana tjetër, vazhdoi Mcmaster, veprim ky i pasuar nga një seri veprimesh të Rusisë që duheshin dënuar siç ishin sulmet kibernetike në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s, apo incidentet me forcat ajrore të aleancës ushtarake.
Ai e lavdëroi megjithatë përgjigjen e administratës amerikane ndaj sulmit të Salisbury-t, e sidomos dëbimin e diplomatëve rusë për të cilët tha se kanë ndihmuar “orkestrimin” e ndërhyrjes së Moskës në SHBA.
Ndërkohë, ftesa e presidentit amerikan drejtuar homologut të tij rus për një takim në Shtëpinë e Bardhë në kulmin e stuhisë që shkaktoi përfshirja e supozuar e Rusisë në helmimin e ish agjentit Sergei Skripal, komentohet nga “Finantial Times” si një shembull i i radhës i asaj që e cilëson “një qasje të çoroditur” të Trumpit ndaj Rusisë.
Edhe pse zyra e Trumpit u përpoq ta minimizonte rëndësinë e ftesës, ajo përbën elementin që e afron më shumë se çdo herë tjetër Putinin pranë një takimi të plotë me presidentin amerikan, një synim i qartë i Kremlinit ky që kur miliarderi njujorkez bëri betimin janarin e vitit të kaluar.
Top Channel