Deputetët e LSI-së të cilët kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallë, e kanë quajtur tension të pajustifikuar atë që po ndodh në gjykatën e Tiranës.

Deputetja Nora Malaj shkruan në Facebook: “Terror policor! Rrugēt dhe rrugicat e Tiranës të bllokuara! Një tension i pajustifikuar! Paniku ndjehet ngado! Cfarë po ndodh?! Pse kaq Frikë?? Ky është qyteti i qytetarëve dhe Shqipëria e Shqiptarëve!”.

Ndërsa eksponentja tjetër e LSI-së, Kejdi Mehmetaj shprehet se nuk ka forcë që ndalon qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre.

“Terrori policor i Diktaturës Edi Rama! Ska polic, as forcë që mund të ndalojë qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre. Edi Rama po mbytet në frikën e tij, fundi është afër. Ngrihu! Jep edhe ti kontributin tënd në largimin e këtij makthi që ka kapur vendin. Ngrihu për veten, për më pak taksa, kundër krimit qeveritar, kundër diktaturës!”, shkruan Mehmetaj.

 

Top Channel