Bulqizë, banorët e Zogjes pa rrugë: Izolim në dimër, baltë në verë

04/04/2018 11:59

Rruga që lidh 7 fshatrat e ish komunës Zogjë me njësinë administrative Shupenzë, të bashkisë Bulqizë është në gjendje të keqe.

Reshjet e dëborës në dimër e bëjnë të pakalueshme duke izoluar për jave e muaj banorët. Ndërsa kur shkrin dëbora, pas mbetet balta.

Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë thonë se nuk vihet dorë prej 20 vjetësh.

Banorët e fshatrave që lidh rruga Ura e Serbinit-Zogjë thonë se shpesh dalin më këmbë.

Punimet sporadike në rrugë për të mbushur gropat shpesh nuk mjaftojnë dhe mbushja e gropave mban për një dimër por çdo gjë kthehet nga e para. Ndaj banorët kërkojnë projekte afatgjatë dhe punime cilësore.

 

Top Channel