Arrestohen të tjerë “Gylenistë”, ndalohen mësuesit në Gabon

04/04/2018 08:48

Mediat turke online raportojnë arrestimin e të paktën 5 shtetasve turq në Gabon, gjithashtu punonjës të një grupi shkollash të lidhura me klerikun Fethullah Gulen, i akuzuar nga Rexhep Tajip Erdogan si truri i grushtit të dështuar të shtetit në 2016-ten.

Vendi i ndodhur përgjatë brigjeve atlantike në Afrikës qendrore, sipas raportimeve në fjalë, ndjek kështu shembullin e Kosovës, e para në Europë që iu bind presidentit turk. Sipas një emaili të dërguar portalit “Turkeypurge.com”, mësuesit e arrestuar të shkollës ndërkombëtare turke të Gabonit besohet të jenë ndaluar nga policia me kërkesë të qeverisë turke.

“Policia erdhi në shkollë e ndaloi tre miqtë tanë; Osman Özpınar, Adnan Demirönal dhe İbrahim Akbaş. Paskësaj, forcat e rendit u kthyen dhe morën bashkëshorten e njërit prej të ndaluar. Një tjetër mësuese femër, e cila nuk donte ta linte shoqen e saj, u shoqërua dhe ajo në komisariat, thuhet në email.

Vetëm pak ditë më parë, Kosova arrestoi e deportoi brenda ditës 5 pedagogë dhe një mjek turq, lëvizje kjo që ngjalli reagimin e fortë të BE-së. Ndalimi dhe largimin i gjashtë shtetasve turq që banojnë ligjërisht në Kosovë ngre pikëpyetje rreth respektimit të procesit të rregullt ligjor, deklaroi zëdhënësja e bllokut, Maja Kocijancic.

Top Channel