9 vjet më parë, Shqipëria në NATO. Por asnjë nuk u kujtua, përveç Bushatit

04/04/2018 14:57
Foto- 4 prill 2009

4 prilli i vitit 2009 u kalua në heshtje nëntë vjet më pas, për shkak të situatës aktuale në vend, protestave për tarifën e Rrugës së Kombit.

Si sot, 9 vjet më parë, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s me të drejta të plota, madje as vetë ish kryeministri Sali Berisha, protagonist i firmosjes 9 vjet më parë, nuk ka shkruar për këtë ngjarje.

Ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shkruan në një status në Facebook thjesht datën e përkujtimit dhe një foto teksa flamuri shqiptar valëvitet në selinë e NATO-s.

Top Channel