
Mësuesja bletërritëse! Nga Kosova në Mbrostar të Fierit, bletaria një çështje tradite për Mimoza Bufin
20/04 15:59
Ujërat e zeza në Burrel, janë problemi më shqetësues për banorët në unazën e poshtme të qytetit.
Prej vitesh thonë se u duhet të kalojnë pranë pellgjeve dhe rrjedhës së ujërave të zeza. Alarmin e japin jo vetëm për shkak të erës së keqe, por dhe rrezikut të sëmundjeve që vijnë nga derdhja e tyre në tokat bujqësore.
“Ujërat e zeza në kanë bllokuar si lagje. Nëse kryetari i bashkisë nuk merr masa, ne nuk votojmë më. Prej 20 vjetësh, ujërat e zeza kanë ndotur gjithçka”, shprehet një qytetar.
“Këto ujëra të zeza janë burim infeksioni, sëmundjesh, jo vetë për fëmijët”, thotë një tjetër qytetar.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve, pasi sipas tyre, shkak i kësaj situate është bllokimi i kolektorëve.
Top Channel