U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të një pjese të ligjit të vitit 2015 për trajtimin e pronës, Këshilli i Ministrave vendosi në 2016 se do t’i adresonte me VKM shqetësimet e gjykatës.
Para komisionit të Ligjeve, drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave u tregua e kujdesshme, për të nënvizuar se VKM për trajtimin e kërkesave të reja për njohje pronësie, erdhën me një vit vonesë, në dhjetorin 2017.
“Në frymën e vendimit të gjykatës kushtetuese lindi detyrimi ligjor për të bërë ndryshimet në aktet nënligjore, në mënyrë që ato të ishin në përputhje me qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, këto ndryshime u miratuan vetëm në datën 20.12.2017 në Këshillin e Ministrave”, tha Joniada Baçi, drejtoreshë e ATP.
Në Komisionin e Ligjeve u rishfaq pas një kohe të gjatë deputeti Tom Doshi, që shqetësimin duket se e kishte personal
Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në mbledhje, ndërsa socialistët i kërkuan drejtoreshës së ATP-së të ndjekë pranë Prokurorisë rastet e denoncuara për abuzimet me pronat.
Top Channel