Taksat, ekspertët paralajmërojnë qeverinë: Mos penalizohet biznesi

03/04/2018 15:15

Ekspertët parlajmërojnë se vendosja e TVSH-së mbi biznesin e vogël mund të ketë pasoja negative për ekonominë. Arben Malaj thotë se detyrimi i bizneseve të mbijetesës për të deklaruar TVSH-në mund të ketë kosto të mëdha për ta.

“Misioni i biznesit të vogël është punësimi, vetëpunësimi. nëse deklarimi do të ketë kosto atëherë pasojat negative do të jenë të mëdha”, tha Arben Malaj.

Zef Preçi është e mbështet shtrirjen e TVSH-së tek biznesi i vogël, pasi sipas tij kjo mbyll shtigjet e evazionit për biznesin e madh. Por ai paralajmëron se nisma mund të rezultojë me pasoja negative pasi qeveria po ja lë të gjitha kostot biznesit

“Unë nuk kam parë ndonjë nismë të tatimeve për të blerë kasat fiskale dhe për tja shpërndarë biznesit të vogël, apo për të mbështetur teknikisht me punonjës të tatimeve dhe ekspertizë biznesin derisa të fitohet përvoja dhe të përshtaten kostot, ashtu sikurse shoh një mungesë qartësie dhe në opinionin publik rreth këtij procesi”, thotë Zef Preçi.

Përballë kësaj situate ekspertët kanë të njëjtin rekomandim për qeverinë. “Të mos penalizohen biznesi në vitin e parë derisa të përshtaten kostot”, thotë Malaj.

“Të mos ketë masa ndëshkuese për bizneset që nuk arrijnë dot të përshtaten menjeherë”, thotë Zef Preçi.

Nga 1 prilli, detyrimin për të paguar tatimin mbi vlerën e shtuar do ta kenë edhe 11 mijë biznese të vogla me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit, të cilat deri tani kanë qenë të përjashtuara nga kjo taksë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA