Vladimir Putin mori mandatin e katërt si President i Rusisë dhe në muajin maj do të marrë edhe zyrtarisht detyrën duke pasuar në këtë post…vetveten.

…dhe sa herë që ka zgjedhje, “lojërat e pushtetit” në Kremlin bëhen më të ashpra. Mediat ruse shkruajnë se miliarderi Zyavudin Magomedov u arrestua gjatë përgatitjeve për të udhëtuar me avionin e tij personal drejt Majemi për një fundjavë familjare.

Ndaj tij, shkruan Financial Times, rëndojnë akuza që mund ta lënë pas hekurave deri në 20 vite.

Së bashku me Magomedov, pasuria e të cilit përllogaritet në 1.4 miliardë dollarë, u arrestuan edhe tre persona të tjerë të afërt të biznesmenit, përfshirë vëllai i tij.

Magomedov njihet në perëndim si një prej oligarkëve të afërt me Kremlinit, të paktën deri më tani. Ai është një i afërt i Arkady Dvorkovich, zv.kryeministër dhe ndihmësi kryesor i Dmitri Medvedev.

Ky fakt, thotë Financial Times ka ngjallur spekullime në lidhje me të ardhmen e vetë Medvedev, i njohur si njeriu më besnik i Vladimir Putinit.

“Para arrestimit të Magomedov besohej gjerësisht se Dmitry Medvedev do të vazhdonte të mbetej Kryeministër. Por, tani gjërat kanë ndryshuar”, thotë Igor Bunin i Qendrës për Studimet Politike në Moskë.

Në 2012, kur Vladimir Putin zëvendësoi Dmitry Medvedev si President i Rusisë shumë kommpani shtetërore sfiduan disa koncesione që kishte përfituar Magomedov. Pjesa më e madhe e tyre ishin në fushën e industrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA