Policia në Australia paraqiti para gjykatës në një proces vrasjeje të dhënat e grumbulluara nga një orë inteligjente Apple.
Myrna Nilsson u vra në shtatorin e vitit 2016 dhe në momentin që ka ndërruar jetë në dorë kishte edhe një iWatch të Apple.
Nusja e djalit të saj, Caroline Nilsson akuzohet se e ka mbytur vjehrrën e saj para se të hynte në shtëpi.
Vetë Caroline pretendon në gjyq se e moshuara është lidhur dhe më pas mbytur nga një grup grabitësish që kishin hyrë në shtëpi.
Por, të dhënat e siguruara nga ora inteligjente që e ndjera mbante në dorë sugjerojnë se ajo është vrarë disa orë para orarit që pretendon nusja e saj.
Nga të dhënat e grumbulluara nga iWatch, hetuesit thonë se pulsi dhe rrahjet e zemrës së Myrnas kanë pushuar 3 orë e gjysmë para orës në të cilën Caroline pretendon se në banesën e vjehrrës së saj hynë tre grabitës të maskuar dhe pas përleshjeve me ta ajo vetë humbje ndjenjat, ndërsa Myrnen e vranë.
“Këto orë janë të pajisura me sensorë që ndjejnë pulsin dhe rrahjet e zemrës dhe të dhënat regjistrohen vazhdimisht”, thotë policia australiane.
Prova të siguruara në këtë formë janë të parat në një proces gjyqësor dhe nëse do të merren parasysh nga gjykata do të përbënin një precedent për të ardhmen.
Top Channel