Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të përdorë ushtrinë për të ruajtur kufirin jugor me Meksikën, derisa të ndërtohet muri i premtuar kufitar.
“Fola me Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, dhe do të bëjmë disa gjëra ushtarakisht. Derisa të kemi murin dhe siguri të vërtetë kufitare, do të ruajmë kufirin me ushtrinë. Ky është një hap i madh”, tha presidenti Donald Trump.
Trump përmedi edhe karvanin me njerëz nga Amerika Qendrore, që përmes Meksikës iu është drejtuar Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ata nuk mund të lejohen të hyjnë në vend.
Karvani i organizuar nga shoqata “Popuj pa kufij” është një evenimentet që organizohet për Pashkë, për të sensibilizuar botën për vuatjet e popujve të Amerikës Qendrore.
Por, Trump kërcënoi Meksikën se nëse nuk ndalon karvanin me refugjatë, do të vërë në rrezik serioz marrëveshjen tregtare NAFTA me SHBA-të.
Presidenti amerikan deklaroi se emigrantët e jashtëligjshëm hyjnë e dalin sipas qejfit në SHBA, për shkak të ligjeve të dobëta të administratave të shkuara, por tashmë gjërat do të ndryshojnë.
Top Channel