Pas vizitës surprizë dhe “rrufe” në Kinë, Kim Jong-un është rikthyer në Penian, ku ndër të tjera mori pjesë e duartrokiti një koncert të veçantë.
Mediat shtetërore korano-veriore publikuan pamjet nga koncerti i një trupe artistike koreano-jugore, ku Kim Jong-un i shoqëruar nga ministri i Kulturës i Koresë së Jugut ishte pjesëmarrës.
Media shtetërore në Penian përcolli fjalën e liderit suprem.
“Performanca solli pranverën e paqes në të gjithë kombin korean, në jug dhe në veri”, citohet ai.
Tensionet mes dy Koreve janë zbutur ndjeshëm që prej lojërave olimpike dimërore të zhvilluara në jug, ku koreanët u shfaqën me një ekip të përbashkët. Gjithashtu, nga të dyja vendet është sinjalizuar dhe shprehur gatishmëria për një takim mes dy udhëheqësve.
Top Channel