E marta vijon me kthjellime dhe vranësira kalimater deri në orët e vona të pasdites, kur vranësirat do të jenë më të dendura.

Sipas Meteoalb-it, e mërkura më pas do të jetë gjatë gjithë ditës me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor. Temperaturat e ajrit rriten këtë të martë dhe të mërkurën duke variuar nga 6°C mëngjesi më i freskët në zonat malore deri mbi 28°C, në orët e mesditës, zonat Perëndimore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA