Dokumenti i IFC-së, Berisha: Edi Rama gënjen, revolta qytetare do të përmbysë narkoshtetin

03/04/2018 14:19

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një status në Facebook, lidhur me dokumentin e IFC.

Sipas këtij dokumenti, qeveria “Berisha” kishte zgjedhur skemën ku tarifa ishte 8-9 euro, dhe për të cilën nuk pati asnjë ofertë prandaj dështoi.

“Ai sot shperndan ne rrjetin e tij dhe nepermjet papagajve te tij lajmin e rreme se ai vendosi taksen ne Rrugen e Kombit pasi Berisha donte te vinte taksen 8.6 euro. Me kete rast duhet t’i them se genjeshtrat e tij bajate vetem sa e akuzojne me rende. Se pari, Berisha mund ta vendoste taksen se paku kater here gjate 3 viteve, nga 2010 deri ne 2013, por ai vendosi qe ajo takse kurre te mos vihej perndryshe studimi qe ai beri do te sherbente vetem per te gjetur mesataren qe duhej paguar koncensionarit nga taksa e qarkullimit per mirembajtjen e Rruges se Kombit, dhe kjo mesatare rezultonte, siç deklaroi edhe ministri i tij ne parlament, 2 deri ne 5 euro”, shkruan Berisha.

Ai i kërkon kryeministrit Rama të pranojë kërkesat e opozitës, të hiqet me urgjencë taksa e Rrugës së Kombit, të anulohet TVSH për biznesin e vogël, shtesa e tarifës së ujit dhe taksa e pronës. “Revolta qytetare kundër taksave të larta do të përmbysë narkoshtetin tënd”.

Top Channel