Duka i Edinburgut, apo bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, është shtruar në një spital të Londrës për t’iu nënshtruar një ndërhyrje të planifikuar kirurgjikale.
Lajmi është konfirmuar këtë të martë nga “Buckingham Palace”, që sqaron se operacioni do të zhvillohet ditën e mërkurë në spitalin “King Edward VII” në Marylebone.
Princi Philip, tashmë 96 vjeç, u tërhoq zyrtarisht nga detyrat e tij mbretërore në gusht të vitit të kaluar.
Duka nuk u shfaq as në shërbesën më të fundit mbretërore për “Të enjten e Shenjtë” në Katedralen e Leicesterit, mungesë e cila u justifikua për shkak të problemeve në ije.
Në deklaratën zyrtare të publikuar nga pallati mbretëror theksohej gjithashtu se “të dhëna të mëtejshme do të publikohen kur të jetë e përshtatshme”.
Duka njoftoi tërheqjen e tij në maj të vitit 2017, pas dekadash të tëra në mbështetje të Mbretëreshës, sikurse nuk ndjek më as shfaqjet e organizatave apo fondeve bamirëse të tij.
Top Channel