Armiqësia tregtare mes SHBA dhe Kinës po bëhet gjithnjë e më e theksuar. Shtëpia e Bardhë kritikoi Pekinin pasi ky i fundit njoftoi tarifa deri 25 përqind, ndaj 128 produkteve amerikane, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Donald Trump për të tarifuar importet e çelikut dhe aluminit.
Zhvillimet e fundit e reflektuan menjëherë impaktin në tregjet elektronike. Në bursat e Wall Street dhe Down Jones pati një rënie prej 2.2 dhe 1.9 përqind respektivisht, ndërsa “Indeksi Nikkei 225” në Japoni u hap me një vlerë 1.5 përqind më të ulët të marten.
Tensionet me dy fuqive botërore u rritën ndjeshëm në 8 mars kur presidenti amerikan njoftoi tarifa deri në 25 përqind ndaj importeve të çelikut dhe aluminit.
Masat sipas tij ishin të nevojshme për të mbrojtur prodhuesit amerikane dhe tepër të rëndësishme për sigurinë kombëtare. Kina sulmoi Uashingtonin për shfrytëzimin e sigurisë kombëtare si justifikim për tarifat dhe njoftoi një hap të ngjashëm ndaj produkteve amerikane me vlere prej 3 miliardë dollarësh.
Tarifat e vendosura ndaj 128 produkteve, nder te cilat mishi i derrit dhe verërat, hyjnë në fuqi të hënën. Por konflikti premton të marre përmasa edhe më të mëdha, me Shtëpinë e Bardhë që po planifikon tarifa shtesë ndaj importeve kineze me vlerë prej 60 miliardë dollarshe, në shenje hakmarrje për vjedhje të pronës intelektuale.
Top Channel