30 vrasje në 90 ditë, Londra “zyrtarisht” qytet i dhunshëm

03/04/2018 11:44

Për herë të parë në histori, Londra bëhet një qytet më i dhunshëm se New York. Nga fillimi i vitit në kryeqytetin britanik janë shënuar 30 vrasje, e fundit prej te cilave një ditë më parë.

Një 17-vjeçare u qëllua për vdekje me armë zjarri në veri të Londrës mbrëmjen e së hënës, ndërsa një 16 vjeçar u plagos rëndë në një sulm tjetër me thikë.

Vetëm mes 14 dhe 20 marsit kanë humbur jetën të paktën 8 persona, të gjithë nën moshën 30-vjeçare. Rreziku i vjedhjeve në banesa është 6 herë më i lartë se sa në metropolin amerikan,

Ai i grabitjes 1 herë e gjysmë, ndërsa ai i pësimit të një akti të dhunshëm seksual tre herë më i lartë. Shifrat kanë vënë në alarm londinezët.

Autoritetet lokale po përpiqen të sigurojnë banorët duke theksuar se qyteti mbetet një prej më të sigurtëve në botë. Policia e kryeqytetit njoftoi mobilizimin e 100 efektivëve të tjerë për t’u përballur me krimet. Ndërkaq në New York është shënuar një reduktim i akteve kriminale. Në 20 vitet e fundit, vrasjet janë ulur nga 2 mijë në 230 në vit.

Top Channel