Që prej 1 Prillit mbi biznesin e vogël rëndon tatimi mbi vlerën e shtuar në masën 20 për qind. Të prekurit nga kjo taksë jo vetëm e kanë kundështuar atë, por deklarojnë se ajo do t’i çojë drejt falimentit.
Edhe ata që po përpiqen të mbijetojnë thonë se taksa do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, pasi rrjedhimisht do të sjellë rritje të çmimeve.
Në Fier, pas kamerave shumë tregtare e cilësojnë të papërballueshme taksën, por shumë pak prej tyre pranojnë të flasin publikisht duke iu trembur, siç thonë hakmarrjes nga zyrtarët e tatimeve
Sipas tregtarëve janë më shumë se 250 biznese që rrezikojnë të mbyllen në Fier. Edhe pse efektet do të fillojnë të ndihen muajin e ardhshëm, paniku është i madh dhe shumë pronarë biznesesh i tremben falimentimit.
Në Bulqizë shumë pronarë biznesesh që preken nga TVSH-ja thonë se do të shtrenjtojnë çmimet.
Lajmet se bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë do të paguajne 20 për qind të TVSH-së ka frikësuar edhe konsumatorët.
Top Channel