Taksat e prillit, ekspertët: Do të rëndojnë mbi qytetarët

02/04/2018 15:16

Dy ndryshime të forta fiskale kanë nisur nga 1 prilli. Përfshirja e biznesit të vogël me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë në skemën e TVSH-së dhe formula e re e taksës së ndërtesës e cila do të aplikohet mbi vlerën e pronës.

Profesori i ekonomisë Adrian Civici thotë se taksat do rëndojnë mbi qyetarët.

“Kane efekte rënduese për qytetarët sidomos taksa e biznesit të vogël, për faktin sepse akoma ekziston një shkallë e lartë informaliteti , besoj se institucionet tona fiskale nuk janë akoma të përgatitura për t’iu përgjigjur me eficencën e duhur mbledhjes së kësaj takse”, thotë Civici.

Sipas Civicit rreziku i shtrirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH qendron edhe në rritjen e informalitetit.

“Duke parë edhe kostot në nivelin e rentabilitetit mënyrën sesi fuksionon biznesi mikro dhe biznesi i vogël në Shqipëri mendoj që kjo taksë përveç se do jetë një rëndesë për koston e këtij biznesi do krijojë dhe shumë probleme për domosdoshmërinë për të qenë të formalizuar dhe korrekt me ligjin dhe me rregullin fiskal”, vijon eksperti.

Barrë për qytetarët do jetë dhe zbatimi i formulës së re për taksën e pronës thotë profesori i ekonomisë.

“E vënë bashkë me një sërë taksash të tjera kjo mund të krijojë të ardhura në buxhet, mund të disiplinojë në një farë mënyre dhe tregun imobiliar por për një kategori të caktuar sociale natyrisht që do të ketë rëndesë në buxhetet familjare dhe në nivelin e jetesës së tyre”, tha Civici.

Vetëm nga taksa e re e pronës parashikohet që të ardhurat në buxhetin e shtetit të rriten miliona euro, para këto që do të paguhen nga qytetarët shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA