Një ditë para vizitës së Putin, Gulen akuzohet edhe për vrasjen e diplomatit rus në Ankara

02/04/2018 16:53

Turqia kërkon prej Shteteve të Bashkuara ekstradimin e Fethullah Gulen, të cilin Recep Taip Erdogan e akuzon si organizator të grushtit të dështuar të shtetit në ngjarjet e vitit 2016.

Por, veç kësaj akuze, Gulen akuzohet zyrtarisht tashmë edhe se qëndron pas vrasjes së diplomatit rus Andrei Karlov në dhjetorin e 2016 në Ankara.

Gazeta turke “Haberturk” shkruan këtë të hënë se prokuroria turke ka nxjerrë urdhër-arreste për Fethullah Gulen dhe shtatë persona të tjerë në lidhje me këtë ngjarje.

Këto urdhër-arreste mbërrijnë një ditë para se në Ankara të mbërrijë Vladimir Putin në një vizitë zyrtare dyditore për një takim tripalësh me Erdogan dhe me Presidentin iranian, Hassan Rouhani.

Vizita e Vladimir Putin në Turqi është konfirmuar edhe nga Kremlini, ku saktësohet gjithashtu se Presidenti rus dhe ai turk do të përurojnë njësinë e parë funksionuese në centralin bërthamor Akkuyu të Turqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA