Mirëmëngjesi i Ramës nuk ka të bëjë me Kukësin, por …
02/04/2018 09:40
Kryeminstri Edi Rama në statusin e tij të përditshëm duke i uruar shqiptarëve “Mirëmëngjes” flet për punësimin, si një perspektivë për familjet që dalin nga skema e ndihmës ekonomike.
Një tjetër shembull sjell Rama për këtë çështje, duke vënë theksin se “ndihma ekonomike nuk është zgjidhje”
“Mirëmëngjesi dhe me shembullin e Renatës që në vend të ndihmës ekonomike sot ka fituar punën dhe një perspektivë të re për veten e familjen e saj, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
“Kam marrë ndihmë ekonomike 75 mijë lekë për një familje me 6 persona, nuk më dilte gjendja. Aplikova, shkova u regjistrova dhe më morën dhe fillova punë. Me rrogën që marr jam shumë e kënaqur”, shprehet Renata Lushnja nga Tirana.
Top Channel