“Mama, po vdes… jam gati të shkoj në parajsë”

02/04/2018 13:41

Një mëngjes, qershorin e kaluar, Gloria Trevisan postoi një foto mahnitëse të horizontit në Londër në llogarinë e saj të “Instagramit”. “Spettacolo”, shkroi ajo bashkëngjitur fotos.

Fotoja ishte kapur nga banesa e saj në katin e 23 të Grenfell Tower në Kensington, në perëndim të Londrës, ku prej pak kohësh po jetonte së bashku me të dashurin e saj Marco Gottardi.

Gloria, 26 vjeç dhe Marco, 27 vjeç, ishte një çift i ri nga Italia. Ata prej 3 muajsh ishin zhvendosur në Londër për të vazhduar karrierën e tyre si arkitektë, për të mësuar gjuhën dhe për të jetuar ëndrrën e tyre. Por Londra i preu ëndrrën në mes, duke i larguar nga kjo jetë.

Çifti italian ishte mes 71 personave që mbetën të vdekur në zjarrin që shpërtheu në Grenfell Tower gjatë orëve të para të 14 qershorit të vitit të kaluar.

Ata u helmuan nga monoksidi i karbonit pasi mbetën të bllokuar në ndërtesën e shndërruar në ferr për ta.

Teksa shohin fotot e tyre të fundit, prindërit e Glorias dhe Marcos tregojnë se sa të lumtur ishin në javët e fundit dy të rinjtë.

“Ishte hera e parë që ata jetonin bashkë. Për ta ishte një fillim i ri, i mrekullueshëm teksa ishin pranë njëri tjetrit”, thotë nëna e Marcos.

“Unë e kam të pamundur të fle, është e tmerrshme. Ndihem i vetmuar”, shprehet babai i Marcos.

Ndërkohë, prindërit e Glorias rrëfejnë momentet e fundit të vajzës së tyre, teksa ishin duke folur në telefon. “Më vjen keq që nuk mund të të përqafoj përsëri. E kisha të gjithë jetën përpara. Mama po vdes. unë jam gati të shkoj në parajsë”, tregon mes lotëve nëna e Glorias për vajzën e saj.

Ndërkohë, autoritetet britanike janë ende në përpunimin e raportit përfundimtar mbi shkaqet e tragjedisë.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA