Papa Françesku pagëzoi emigrantin hero të Italisë në meshën e Pashkëve, të mbajtur në orët e para të së dielës në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
31-vjeçari John Ogah po lypte jashtë një supermarketi në Romë vitin e kaluar, kur një person i maskuar dhe me një hanxhar në dorë hyri për të grabitur. Nigeriani e bllokoi agresorin duke e shtrirë në tokë dhe priti derisa të vinte policia.
Emigrantit, i cili u largua menjëherë pasi policët mbërritën në vendngjarje nga frika se mos e kthenin në vendlindjen e tij, iu dha leja e qëndrimit në Itali për këtë veprim. Sipas Ansa-s, ai tashmë punon me Kryqin e Kuq dhe ka një shtëpi në Romë.
Përveç nigerianit, Papa Françesku pagëzoi edhe 7 persona të tjerë dhe u bëri thirrje katolikëve që të mos qëndrojnë duarkryq përballë padrejtësive.
Top Channel