Mesha e Pashkës, Papa Françesku: Zoti surprizon atëherë kur s’e pret!

01/04/2018 11:41

“Askush nuk e pret, por Ai vjen e të tërheq”, shkruante Papa Françesku në rrjetin social “Twitter” përpara se të përgatitej për fjalimin e Pashkës në sheshin “Shën Pjetri” për të ashtuquajturin mesazh “Urbi et Orbi”. “Besimi ynë nis mëngjesin e Pashkës. Jezusi është gjallë! Ky është edhe thelbi i mesazhit të të krishterëve”, vijonte postimi i tij.

“Befasitë e Zotit na bëjnë të lëvizim menjëherë, pa pritur aspak. Vrapojnë për të parë Pietron dhe Giovannin. Vrapojnë”, theksoi më tej Ati i Shenjtë Bergoglio, teksa fliste për “nxitimin” për të parë risinë e saposhpallur. “Njerëzit vrapojnë dhe lënë gjithçka me të cilën ishin duke u marrë. Edhe një shtëpiake lë patatet në zjarr, sigurisht që do t’i gjejë të djegura kur të kthehet, por e rëndësishme është të vrapojë për të parë surprizën, atë që është shpallur”.

Duke vijuar më tej, Papa argjentinas tha se “njoftimet e mira jepen gjithmonë me shpejtësi të madhe”.

“Tek Ungjilli ekziston një person që kërkon të marrë kohë, nuk kërkon të rrezikojë, por Zoti është i mirë dhe e pret me dashuri. Po flas për Tommason. Zoti ka durim edhe me ata që nuk vrapojnë. Ndaj duhet të bëjmë pyetjen: a jam i aftë të vrapoj me të tjerët, apo të përgjigjem gjithmonë me fjalët ‘nesër, nesër me kismet’?”.

Me rastin e Meshës së Pashkës që mbahet nga Papa Françesku, sheshi “Shën Pjetër” u blindua nga forcat e rendit. Kontrollet ushtroheshin përmes dy qendrave të verifikimit përreth sheshit.

Në zonën e parë tregohen dokumentet, ndërsa zona përreth Vatikanit ishte e tejmbushur me barriera të lëvizshme, lejohej vetëm për këmbësorë, e sigurisht qasja ishte e rezervuar për personelin e autorizuar dhe banorët. Plot 10 mijë agjentë qarkullojnë në kryeqytetin italian, ndërsa kontrolle ushtrohen edhe në periferitë apo aeroporte.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel