Florida, një vizitor i paftuar në pishinën e shtëpisë

01/04/2018 11:53

Një aligator që notonte në pishinë. Për pronarët e një banese në Florida, ai i së premtes ka qenë vizitori më i pazakontë, me të cilin janë përballur ndonjëherë.

Një aligator rreth 3 metra e gjysmë i gjatë, që pluskonte në ujin e pishinës së tyre. Menjëherë pasi vunë re vizitorin e paftuar, familja njoftoi policinë, e cila arriti të tërhiqte zvarranikun jashtë pishinës.

Imazhet, të shoqëruara me fjalët “thjesht jo” u postuan në internet nga policia e Floridës.

Siç mësohet, aligatori ka hyrë në banesë nga dera e jashtme. Aligatorët amerikanë rriten mesatarisht nga 3 deri në 5 metra dhe mund të peshojnë deri në 454 kg.

Krijesat jetojnë vetëm në SHBA dhe Kinë, ndryshe nga krokodilët që gjenden në shumë vende të botës. Shumica e aligatorëve amerikanë përqëndrohen në Florida ose Luisiana, me mbi një milion në secilin shtet.

Edhe pse u klasifikuan si specie në zhdukje në vitin 1973, rritja e numrit të tyre çoi në heqjen e aligatorëve nga lista në vitin 1987.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel