Dreka e Pashkës, Veliaj me personat në nevojë në mensën sociale në Kombinat

01/04/2018 15:34

Personat në nevojë që frekuentojnë mencën sociale në Kombinat kanë festuar drekën e Pashkëve në një atmosferë të veçantë. Përveçse një dreke të ngrohtë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është kujdesur duke i surprizuar këta persona me praninë e këngëtarëve të njohur.

“Kjo është një nga 5 qendrat tona sociale ku ne shërbejmë. Më shumë se shërbimi i një vakti çdo ditë, ky është një vend ku kalojmë kohën, ku ndërtojmë komunitet, ku pavarësisht halleve, problemeve, secili gjen një vesh që ta dëgjojë. Pavarësisht sfidave të jetës, pavarësisht emigracionit apo të qenit larg vendeve nga ku vjen secili, këtu është krijuar një çerdhe, një hapësirë shumë e ngrohtë, një atmosferë ku të gjithë mbështesim njëri-tjetrin, por edhe kalojmë kohë me njëri-tjetrin, po sidomos në ditët speciale të festave jemi gjithmonë e më pranë. Kështu që e vlerësoj shumë praninë tuaj sot”, tha Veliaj.

Veliaj uroi të gjithë besimtarët e krishterë që festuan Pashkën këtë të dielë. Veliaj vizitoi selinë Kishës Katolike dhe atë të Vëllazërisë Ungjillore.

Top Channel