Vigjilja e Pashkës; Ritet e katolikëve në pritjen e ditës së “ringjalljes’

31/03/2018 19:01

Vigjilja e Pashkës është një moment shumë i rëndësishëm për besimtarët e krishterë katolikë. Gjatë kësaj kohe besimtaret praktikantë ndjekin disa rite të përcaktuara ku pjesa më e rëndësishme është kreshma.

Festat e mëdha të kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. krishtlindjet mbeten padyshim me te preferuarat, por ne aspektin religjoz, Pashkët janë akoma më të rëndësishme.

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zeze është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, ndërsa Pashkët janë kremtimi i Ringjalljes së tij. Të dyja festat e kanë një faze përgatitore. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që i paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e Kishës.

Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi. Ajo që ndodhi të Premten e parë të Zezë të historisë nisi që një mbrëmje më parë.

Jezusi kishte ngrënë darkë me 12 dishepujt e tij që dëgjuan për herë të fundit së bashku fjalët e mjeshtrit. Pak pas kësaj pasuan tradhtia dhe burgosja. Ajo që ne e quajme sot Pashkë, u kthye për ithtaret e Jezusit në ditën e surprizës.

Në mëngjesin e ditës së tretë pas kryqëzimit, varri ku vendosën Jezusin e vdekur qe bosh. Dëshmitarë u ndeshën me të ringjallurin.

Per të krishteret, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës. “Ato hapin një perspektive të re. Që kjo jetë që ne njohim si të fundme dhe materiale, nuk është e fundit. Ajo zgjeron pra horizontin, i bën njerëzit të aftë që buzë varrit të mos shohin thellësinë e tij prej 1.80, por të shohin një horizont jete”.

“Kjo do të thotë: Pashkët hapin për të krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë”.

Top Channel